Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Kosovë. Ai është pritur për takim nga presidentja Vjosa Osmani në objektin e presidencës.
Pas takimit me Osmanin, Rama do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ndërkaq, ende nuk është konfirmuar takimi me kryeministrin Albin Kurti.
Rama po qëndron në Kosovë, në kuadër të një takimi dyditor ballkanik, që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit.