UBT News

Rama në KE: S’ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se nuk ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Krimesë, porse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës.

Ai e ka cilësuar lidhjen e Kosovës me Shqipërinë aq të ngushtë, si atë të trupit me shpirtin.

“Nuk ka dyshim se të gjithë e keni vënë re se sa i zellshëm është presidenti aktual i Kremlinit për të hequr paralele midis Krimesë dhe Kosovës. Nuk është aspak një përpjekje e pamend edhe pse provat nuk e mbështesin në kurrfarë mënyre të spekulimit, nuk ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Krimesë edhe pse ka një të tillë midis Kosovës dhe Ukrainës e meqë ra fjala a nuk do të ishte një mrekulli nëqoftëse ju këtu në këtë Këshill të nderuar të nisni tu mësonit edhe të tjerave organizmave institucionale, politikës ndërkombëtare ta shqiptojnë dhe ta shkruajnë Kosovën me emrin e vet të vërtetë e zyrtar ‘Kosova’ jo ‘Kosovo’, Republika e Kosovës kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”, ka thënë ai.

Kryeministri shqiptar foli edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

“Dhe sërish pavarësisht përvojave tona të ndryshme me luftën nën ombrellën e madhe të këtij institucioni që e përcakton vetën si organizata udhëheqëse në kontinent për të drejtat e njeriut, kujtesa historike nuk mund të merret lehtë. Faktet kurrë nuk duhet të cenohen nga lojërat pushtetit dhe zgjidhjet duhet t’i qëndrojnë testit të së ardhmes. Në dekadat e fundit siç e dini institucionet kanë qenë një faktor thelbësor në ndërmjetësimin e konflikteve në Ballkan, ashtu si të gjitha shtetet e tjera në rajon Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen ndërsa lufton me trashëgimin e së shkuarës të zhvillojë institucione demokratike ndërkohë që përndiçet ende nga fantazmat e autoritarizmit vijoj të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj përfshirë Serbinë e cila jo shumë kohë më parë e konsideroi armik për vdekje por tashmë është një partner i rëndësishëm në nismën tonë strategjike të Ballkanit të Hapur”, tha ai. 

Exit mobile version