Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka shkruar se me përulje e nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.
Bunjaku mbeti i vrarë nga terroristët serbë në momenti që shkoi për të kontrolluar dy kamionët që kishin bllokuar rrugën afër Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Deri më tani sipas informacioneve nga terreni, tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.