Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova s’gjen askund një mik më të mirë se presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan gjendet në vizitë në Tiranë ku janë nënshkruar disa marrëveshje. Pas Shqipërisë ai do të niset në Beograd.
“Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me Parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët si Turqia dhe presidenti Erdogan, Republika e Kosovës s’gjen dot asgjëkund. Ndajmë shqetësimin që situata mes dyja shteteve duhet të përmirësohet. Dialogu duhet të përparojë”, ka thënë Rama