UBT News

Rama: Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë euro

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas alokimit të mjeteve të kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Rama tha se ky është lajm i mirë për qytetarët duke thënë se Drejtoria e Financave e Prishtinës do të vazhdojë punën sot jashtë orarit të rregullt për procesim sa më të shpejtë të pagesave, transmeton KosovaPress.

Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milion euro nga bartja e vitit 2024 nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit.Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave“, tha Rama.

Rama tha se Komuna e Prishtinës pret që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria e Financave.

Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria“, thotë Rama.

Kujtojmë që Trafiku Urban prej ditësh ka ndërprerë punën për shkak të mos ekzekutimit të pagesave./KP

Exit mobile version