Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha këtë të enjte se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, formati i dialogut në BE mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më asgjë për t’i ofruar situatës. Prandaj sipas tij duhet ngritur përfaqësimi i BE-së dhe komunitetit euroatlantik në dialog.
“Nëse kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe kërkuar disa herë publikisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në planin e një konference. Ndërsa përfaqësimi i BE dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë me Francën dhe Gjermaninë në Konferencë si bashkëautore të këtij plani, sot besoj është e qartë që formati i Brukselit, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Kjo besoj minimalisht është e qartë”, shkruan TvKlan.
“Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe mund të shkojnë shpejt. Ndaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur larg dhe duhet ngritur shpejt, por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshjeve përgjithësisht të pazbatuara, vonesa në hedhjen e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur Për të parandaluar këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s”, u shpreh Rama.