UBT News

Rama kërkon liberalizmin e vizave për Kosovën: Kjo është e turpshme dhe duhet të marrë fund

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është e turpshme që qytetarët e Kosovës ende nuk gëzojnë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor, Rama këtë e ka quajtur çmenduri për të cilën ka thënë se duhet të marrë fund.

“Ka një tjetër peng-marrje që është në proces, që është peng-marrja e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Evropë. Është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirisht. U thash atyre, a mund të merrni me mend, ishin nën diktaturën jugosllave, në thelb dy, dhe mund të udhëtonin, të shkonin në Gjermani, të shkonin në Zvicër, mund të shkonin kudo, mund të punon e kështu me radhë, por qysh kur u çliruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, ata nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme dhe kjo duhet të marrë fund, njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht”, ka thënë Rama.

Exit mobile version