Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.
Sipas Ramës, “punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe pritet që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”.
“Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës”, është shprehur tutje ai.