Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje asamblistëve të Prishtinës që të mos votohet shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Rama tha se ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit të kryeqytetit.
Rama tha se “kryesuesi i Kuvendit, Bajqinovci është djalë shembullor i cili ka dëshmuar se deri më sot ka punuar me nder, ndërsa sot po shkarkohet për shkak të mosmbajtjes së dy mbledhjeve të cilat janë anuluar e nuk është faji tij. Sipas tij, iniciativa e sotme është një shuplakë për çdo banor të Prishtinës.