Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialisteka, Edi Rama njoftoi sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke propozuar emrin e Ogerta Manastirliut për kryetare të Bashkisë së kryeqytetit.
Ogerta Manastirliu e cila deri në këto momente ka mbajtur detyrën e Ministres së Arsimit, sipas Kryeministrit Rama është personi i duhur për të qenë në krye të Bashkisë së kryeqytetit.
Teksa Bashkia e Tiranës prej 7 muajsh drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani, pas arrestimit të kryebashkiakut Erjon Veliaj, kryeministri u kërkoi anëtarëve socialiste të këshillit bashkiak që të ndërmarrin mekanizmat e duhur ligjor për të shkarkuar nga detyra kryebashkiukun dhe në këtë mënyrë për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri.
“Vijmë te emergjenca e Tiranës. Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar bashkie të denja nga drejtësia për detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë dhe që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. Tirana ka punë të mëdha e të panumërta, s’i heq meritë kryetares në detyrë përse ka bërë në këto 7 muaj, por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë. Anëtarët tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të kryebashkiaku të zgjedhur, pavarësisht se kuadri ligjor lë për të dëshiruar kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë se është i penguar nga paraburgosja. Nuk është propozim që po e bëj me zemër të lehtë.”, deklaroi Rama, shkruan RTSH.
Prej 7 muajsh Bashkia e Tiranës drejtohet nga Anduela Ristani, e komanduar në detyrë pak ditë pas arrestimit më 8 shkurt të kryebashkiakut Erion Veliaj./D.B/KP