Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim të mërkurën ish-gazetarin britanik të BBC-së, David Loyn. Të njëjtit, Rama i ka dhuruar edhe “Çelësin e Qytetit”, në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.
Teksa falënderoi për kontributin e Loynit gjatë luftës, Rama tha se ka qenë njëri kyç që ka raportuar brenda Kosovës. I pari i kryeqytetit tha se falë këtyre xhirimeve, sot Kosova feston 25-vjetorin e çlirimit.
“Sot për Ditën 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, kam nderin me prezantu Çelësin e Kryeqytetit për një njëri të madh, një gazetar, korrespodent prej BBC-së, i cili gjatë kohës së luftës në vitin 1998 ka qenë njëri kyç që ka raportuar brenda Kosovës edhe ka qenë në momente kyçe që kanë treguar të vërtetën se çfarë po ndodh në Kosovë, pra ka treguar se nëpër çka po kalon populli ynë. Xhirimet prej gazetarëve të ndryshëm kanë kaluar nëpërmjet BBC-së nëpërmjet zotëri David Loyn edhe ky vetë faktikisht ka fytyra kyçe që ka raportuar nga brenda dhe si rezultat, Britania e Madhe, Amerika, anëtarët e NATO-s e kanë marrë vendimin që ta çlirojnë vendin tonë dhe që sot ne këtu ta gëzojmë lirinë pas 25 viteve”, tha Rama.
Ndërsa ish-gazetari Loyn, tha se ndihet krenar për kontributin e tij gjatë luftës.