Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se punimet për parkingun nëntokësor të Prishtinës janë në përfundim.
Rama në një postim në Facebook, shkruar se hapja zyrtare e parkingut pritet të bëhet në nëntor.
“Parkingu nëntokësor i Prishtinës po përfundon! 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka shkruar ai.