UBT News

Rama: Gati çelja e negociatave edhe për 2 grupkapituj, të dytët më afër BE-së në rajon

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria është gati të çelë negociatat për grupkapitullin e tretë, “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, si dhe për grupkapitullin e dytë, “Tregu i brendshëm”, që përfshin 9 fusha të tjera.

Në një fjalim gjatë prezantimit të modulit të inteligjencës artificiale brenda platformës së integrimit evropian, Rama falënderoi ekipin e negociatorëve për përpjekjet drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030. Ai theksoi se me këto hapa, Shqipëria bëhet vendi i dytë më afër BE-së në rajon dhe se procesi i negociatave po ecën me një shpejtësi shembullore.

Rama vlerësoi përkushtimin e administratës shqiptare dhe theksoi se letrat e fundit të Presidencës polake konfirmojnë përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE./UBTNews/

Exit mobile version