UBT News

Rama e Musmurati prezantojnë planin për sigurinë në shkolla

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, kanë shpalosur planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26.

I pari i kryeqytetit tha se prioritet i qeverisjes së tij është siguria në shkolla. Sipas tij, në shkolla ka vizitorë të pakontrolluar, zënka fizike nëpër shkolla, vandalizëm, ngacmime, vjedhje të gjësendeve etj.

“Hulumtimet e përfshira nga OSBE dhe Policia e Kosovës, kanë nxjerrë në pah se një përqindje e konsiderueshëm e nxënësve ndjehen të pasigurt në shkollat e tyre. Pra kemi vizitorë të pakontrolluar, zënka fizike nëpër shkolla, vandalizëm, ngacmime gjatë shkuarjes në shkolla, vjedhje të gjësendeve e kështu më radhë”.

“Madje edhe nxënësit më të vegjël kanë shprehur shqetësimet për dukuri të ngjashme, që Komuna e Prishtinës e sheh me prioritet sigurinë në shkolla sepse pa ndjenjën e sigurisë, mungon edhe fokusi në mësim”, tha Rama.

E planin e veprimit për siguri në shkolla e prezantoi drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati. Ajo tha se kostoja e këtij plani është 1.5 milionë euro, ndërsa hulumtimi është realizuar në 20 shkolla të Prishtinës me 500 nxënës, përfshirë 150 staf të shkollës dhe 150 prindër.

“Nga klasa 1 deri në 5, respodentët janë rreth 12 për qind të pasigurt. Ndërsa nxënësit e klasave nga 6 deri 12 të pasigurt janë shprehur 24 për qind e nxënësve. Objektivat janë Infrastrukture shkollore që garanton siguri, Përmirësimi i klimës së shkollës, Rritja e sigurisë nga shtëpia në shkolle dhe anasjelltas”, tha ajo.

Exit mobile version