UBT News

Rama dhe Osmani diskutuan për rëndësinë e përfshirjes së grave në pozita drejtuese

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim presidenten Vjosa Osmani.

Rama bëri të ditur se me Osmanin diskutuan për fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten Dr. Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese. Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim”, shkroi Rama në Facebook.

Exit mobile version