Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim presidenten Vjosa Osmani.
Rama bëri të ditur se me Osmanin diskutuan për fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.
“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten Dr. Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese. Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim”, shkroi Rama në Facebook.