UBT News

Rama: Binjakëzimi i Prishtinës me qytetin Kaohsiung të Tajvanit, hap dyert e bashkëpunimit ndërkombëtar

Prishtina dhe qyteti Kaohsiung i Tajvanit kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u binjakëzuar zyrtarisht. Binjakëzimi mes dy qyteteve u shënua me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetarit të Kaohsiungut, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.

Në njoftim thuhet se këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive.

“Po ashtu u diskutua mundësia që kompanitë nga Prishtina të zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung. Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë Taieanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve”, citohet të ketë thënë Rama./UBTNews/

Exit mobile version