UBT News

Rama bënë thirrje për konfiskimin e armëve pas ngjarjeve të fundit: Për keqardhje që qytetarët s’kanë qeveri funksionale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në vend, ku janë shënuar viktima si pasojë e vrasjeve dhe aksidenteve rrugore.

Ai ka deklaruar se gjendja është alarmante, jo vetëm për shkak të humbjeve të jetëve, por edhe sepse qytetarët, sipas tij, nuk kanë pas vetes një qeveri “funksionale” që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre.

Ajo që e bën gjendjen edhe më shqetësuese është fakti se qytetarët e Kosovës nuk kanë sot një qeveri funksionale pas vetes, që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre. Kjo është për keqardhje. Populli i këtij shteti ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë“, ka shkruar Rama.

Kryetari i kryeqytetit u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të komunave që të nisin një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme në vend.

Exit mobile version