Kryeministri Edi Rama thotë se projekti “Ballkan i Hapur” është me efektiv sesa Procesi i Berlinit për rajonin, megjithëse është frymëzuar prej këtij të fundit.
“Ballkani i hapur është frymëzuar nga Procesi i Berlinit, zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, instrument i krijuar në rajon për të vendosur përpjekjet për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit”, tha Edi Rama.
Në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore të vendeve të Ballkanit me Evropën, z. Rama u shpreh se Procesi i Berlinit ka një problem. Sipas tij, autorësia e Procesit të Berlinit është jashtë rajonit dhe vëmendje e tyre nuk mund të përqendrohet vetëm te Ballkani.
“Procesi i Berlinit i vetëm ka një problem, pasi autorësia është jashtë Ballkanit, çka nënkupton se pavarësisht vullnetit të mirë, cilido nga jashtë ka objektivisht më shumë probleme për t’u marrë me jetën e përditshme dhe nuk mund te përqendrohet vetëm tek Ballkani”, u shpreh kryeministri Rama.