Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 80 përqind e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes nga Termokos. Ai ka thënë se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, zgjerim të rrjetit dhe përmirësim të aktualit ku ka nevojë.
“Një lajm shumë i mirë, i cili tregon se angazhimi me shumë vullnet i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin, sjell rezultate të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.