Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky vit ka sjellë rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet. Sipas Ramës, do të ketë 60 për qind më shumë sasi të grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5 mijë kilogramë për hektarë. Ai ka bërë të ditur se këtë vit do të ndahen makina për mbjellje të grurit.
“Ky vit ka sjellë një rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet: 60% më shumë sasi e grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5000 kg për hektar – një sukses i madh për bujqit tanë. Falë angazhimit të bujqve tanë dhe punës së tyre të palodhshme, një shembull i këtij suksesi është bujku Arben Pestisha, i cili sivjet do të na sjellë 40,000 kilogramë grurë. Deri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të kemi 5000ton grurë. Për të përkrahur bujqit tanë dhe për të vazhduar këtë trend pozitiv, këtë vit për herë të parë do të ndajmë makina për mbjellje të grurit”, ka shkruar Rama.