UBT News

Rakiq: Dialogu s’është tavolinë suedeze, qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një paraqitje para medieve nga veriu i vendit tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk është tavolinë suedeze.

Rakiqi që është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, ka protestuar në pikën kufitare në Jarinje bashkë me serbët lokal në kundërshtim të reciprocitet për targat.

Ai nga atje ka thënë se është në kontakt me Beogradin zyrtar. Gjithashtu ai deklaroi se ka tentuar të kontaktojë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

“Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze të marrësh atë çka të pëlqen. Ky nuk është aksion. Ky është reaksion. Populli është i frikësuar”, tha Rakiq.

“Kam tentuar të flas me Lajçak por s’kemi marrë përgjigje. Jemi në kontakt me Beogradin”.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje.

Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës kanë shkuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Exit mobile version