Së paku gjashtë persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe një fëmijë, pasi raketat ruse goditën qytetin Odesa në jug të Ukrainës, konfirmoi një zyrtar ushtarak të martën.
Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odesës tha në një postim në Telegram se qyteti ishte shënjestruar nga shtatë raketa lundrimi “Kalibr” të lëshuara nga Deti i Zi.
Gjashtë nga raketat ruse iu shmangën mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe goditën zonat me “popullsi civile”, tha Bratchuk.
Tri shtëpi dhe së paku edhe dy ndërtesa tjera u shkatërruan si pasojë e sulmit, ndërsa dëme u raportuan edhe në disa struktura tjera./UBTNews/