Rusia goditi rreth 30% të infrastrukturës energjetike të Ukrainës në sulmet e saj raketore gjatë të hënës dhe të martës, tha ministri i energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.
“Ne u dërgojmë këtë mesazh partnerëve tanë: ne duhet të mbrojmë qiellin”, tha Halushchenko për CNN të martën mbrëma, duke shtuar se Rusia po shpërfill rregullat ndërkombëtare.
“Atyre nuk u intereson asnjë lloj marrëveshjeje apo konvente ndërkombëtare”, shtoi ai tutje.
Dje, Ukraina u bëri thirrje civilëve që të mos përdorin pajisje shtëpiake si furrat dhe lavatriçet për të kursyer energjinë elektrike, pasi miliona u përballën me ndërprerje të energjisë pas sulmit më të rëndësishëm rus në rrjetin e saj energjetik që nga shpërthimi i luftës./UBTNews/