UBT News

Raketat e grupit rebel Houthi kanë target Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Raketat e grupit rebel Houthi së fundi kanë në target Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë se është e gatshme të përballet me kërcënimet dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur vendin.

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se shkatërruan dy raketa balistike mbi Abu Dabi që u hodhën nga rebelët Houthi të Jemenit.

Sulmi i së hënës erdhi një javë pasi një tjetër sulm me dronë dhe raketa vrau tre civilë në Abu Dabi.

Ndërkohë, në Arabinë Saudite, media shtetërore tha të dielën vonë se një raketë balistike kishte rënë në jug të mbretërisë, duke plagosur dy banorë dhe duke dëmtuar punëtori dhe automjete në një zonë industriale. Një tjetër raketë u kap dhe u shkatërrua mbi Dhahram al-Janub, sipas një deklarate të koalicionit.

Rebelët Houthi thanë se ata kishin në shënjestër bazën ajrore të Dhafra të Abu Dabit, si dhe vendndodhje “jetike dhe të rëndësishme” në zonën e Dubait./UBTNews/

Exit mobile version