UBT News

Raka: Vaksinimi parandalon vdekjen dhe mundëson largimin e pandemisë

Në javën e imunizimit në botë, UNICEF organizoi një bashkëbisedim me epidemiologun Lul Raka ku u diskutua për imunizimin e rregullt të fëmijëve, si dhe imunizimin me vaksinën kundër COVID-19.

Epidemiologu Lul Raka tha se imunizimi për COVID-19 me vaksinën Astrazeneca në Kosovë pas 21 ditëve pritet të parandalojë vdekjen dhe nevojën për t’u hospitalizuar. Sipas tij vaksinimi, do të parandalojë vdekjen, do të arrijë rihapjen e shoqërisë dhe do të bëhet largimi i sëmundjes.

Gjithashtu në këtë diskutim u fol edhe për imunizimin e rregullt të fëmijëve, ku Raka tha se duhet të bëhet pasi falë këtij imunizimi janë larguar shumë sëmundje, si paraliza e fëmijëve, fruthi, lija shumë sëmundje të tjera.

Raka tha se rreziku i mosimunizimit të rregullt mund të shkaktojë shpërthim të fruthit, që sipas tij, fruthi është një sëmundje ngjitëse më e rrezikshme se virusi COVID-19, ku një person me fruth, infekton 16 persona të tjerë. Për prindërit që nuk kanë kryer vaksinimin e rregullt të fëmijëve për imunizim, Raka tha se mund t’i kthehen kalendarit të imunizimit të rregullt edhe nëse datat e vaksinimit i kanë kaluar, duke dhënë mesazh kështu që të mbrohet shëndeti i fëmijëve.

Exit mobile version