Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, pavarësisht se Kryesuesi i Bordit Këshildhënës, Lul Raka, dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.
Këtë e ka bërë të ditur mikrobiologu Lulzim Raka në Facebook, teksa shkroi se është kundër lirimit të masave në këtë kohë. Ai ka shtuar se “lehtësimi politik i masave”, mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet, duke kërcënuar shëndetin individual në Kosovë.
“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshilldhënës”. E shoh të arsyshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtrirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit, çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews