Ministria e Brendshme e Transnistrisë thotë pati të shtëna nga territori ukrainas gjatë natës drejt një fshati në rajonin separatist të mbështetur nga Rusia, që strehon një depo të madhe municionesh.
Ministria tha gjithashtu se kishte zbuluar drone që pretendonte se ishin nisur nga Ukraina.
Ndërsa njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë, Transnistria ka qenë nën kontrollin e autoriteteve separatiste që nga viti 1992, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Rusia ka rreth 1500 ushtarë në rajon, për të cilët Kievi ka frikë se mund të përdoret si pikënisje për sulme të reja në Ukrainë./UBTNews/