Hanna Maliar, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes tha të shtunën se rajoni i Kievit është çliruar nga forcat ruse. Në një postim në Facebook, ajo shkroi se Bucha, Irpin, Hostomel dhe “i gjithë rajoni i Kievit u çlirua nga pushtuesi”.
CNN nuk arriti të verifikonte nëse i gjithë rajoni i Kievit është pastruar nga trupat ruse, por ushtria ukrainase ditët e fundit ka rimarrë kontrollin e periferive rreth kryeqytetit, i cili ka mbetur nën kontrollin e qeverisë./UBTNews/