UBT News

Rajonet separatiste të Ukrainës Lindore bllokojnë Google

Autoritetet pro-ruse të rajoneve të shkëputura të Ukrainës lindore kanë bllokuar Google, duke akuzuar gjigantin amerikan për promovimin e “dhunës kundër rusëve”.

“Ne morëm vendimin për të bllokuar Google në territorin e Republikës Popullore të Donetskut”, tha lideri rebel, Denis Pushilin në Telegram, duke e akuzuar atë për promovimin e “dhunës kundër rusëve, në veçanti popullit të Donbasit”.

Edhe në Luhansk, edhe ky rajon në Donbas, autoritetet separatiste pro-ruse bllokuan Google të enjten.

Pushilin akuzoi Google se punon “hapur me urdhër të kuratorëve të saj në qeverinë amerikane”./UBTNews/

Exit mobile version