Pjesë të mëdha të Ukrainës lindore, përfshirë rajonet Kharkiv dhe Donetsk, janë pa energji elektrike pas sulmeve me raketa ruse, tha të dielën mbrëma Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Sumy kanë probleme me furnizimin me energji elektrike”, tha udhëheqësi ukrainas përmes Twitter.
“Edhe përmes errësirës së padepërtueshme, Ukraina dhe bota e qytetëruar i shohin qartë këto akte terroriste. Sulme të qëllimshme dhe cinike me raketa në infrastrukturën kritike civile. Asnjë objekt ushtarak”, tha Zelensky përmes Telegram.
Ndërprerjet e energjisë u konfirmuan gjithashtu nga zyrtarë lokalë, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Kharkiv, më herët gjatë ditës.