Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka thënë se vendi i tij nuk do të fillojë luftë, por do t’i përgjigjet fuqishëm kujtdo që e ngacmon atë.
Raisi i bëri komentet në një fjalim televiziv në mes të tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mbi luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza.
Fuqia ushtarake e Teheranit nuk përbën dhe nuk do të përbëjë kërcënim për asnjë vend në rajon, njoftoi gjithashtu presidenti, duke shtuar se forca e Iranit vetëm krijon siguri për vendet përreth tij./UBTNews/