UBT News

Rahoveci do t’i mbështesë me nga 200 euro gratë për çdo lindje

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për t’i përkrahur me nga 200 euro gratë për çdo lindje të fëmijës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 €.Dua t’i falënderoj kuvendarët që e mbështetën këtë nismë!”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua…

Posted by Smajl Latifi on Monday, March 29, 2021

Exit mobile version