Një person është plagosur në dorë me armë zjarri. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në Rahovec.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa për rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të panjohur.
Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.