Një person i moshës 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec, paraditen e së mërkurës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.
Personeli mjekësor që ka intervenuar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e vdekjes do të sqarohen pas procedurave hetimore.
