Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur mëngjesin e së martës te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, për të paraqitur provimin për testim teorik për patentë-shoferë.
Për të shpërndarë turmën e mbledhur ka ndërhyrë edhe Polica e Kosovës, që vazhdimisht po u kërkon qytetarëve që të mbajnë distancën.
E në anën tjetër qytetarët po ankohen për pritjet e gjata. Isa Humolli tha se që nga ora 07:30 është duke pritur. Kurse Alban Halilaj ankohet për sjelljen e Policisë.
Muaj më parë me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ishte pezulluar paraqitja e provimeve për shkak të pandemisë./EO