Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Ajo tha sa ka tendencë nga disa që këto masa të kushtëzohen me procesin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, e jo për deeskalimin e situatës në veti.
Osmani pas takimit me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, tha se masat janë të padrejta, derisa theksoi se vetëm anëtarësimi në NATO, do të ketë efekt afatgjatë për sigurinë në rajonin tonë.
Në anën tjetër, Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është kyçe për sigurinë e rajonit.
“Duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri tani. Ne përjashtojmë dhunën dhe jemi të shqetësuar për situatën në veri. Na vjen keq edhe për humbjen e jetës të një zyrtari policor në ngjarjen e 24 shkurtit”, tha ai.