UBT News

Rada Trajkoviq thotë se ka marrë kërcënime, e bën përgjegjës Vuçiqin

Politikania serbe Rada Trajkoviq ka bërë të ditur se ajo dje ka marrë kërcënime, të cilat u janë dërguar edhe fëmijëve të saj.

Në një postim në Twitter, Trajkoviq thotë se vendndodhja e atyre që dërgonin kërcënimet është identifikuar, pa dhënë më shumë detaje.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version