UBT News

Raci: Serbia nuk po i zbaton 11 marrëveshje edhe pse janë obligim nga Brukseli

Këshilltari i ish-kryenegociatores së Kosovës, Edita Tahiri, Gazmir Raci u shpreh për Euronews Albania se problemi në çështjen e reciprocitetit të targave qëndron tek fakti që Serbia nuk njeh Republikën e Kosovës.

Ai theksoi se Serbia ka 11 marrëveshje që nuk po i zbaton edhe pse janë obligim nga Brukseli. Ai nënvizoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të zbatohet marrëveshja e 2016 në Bruksel me Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk pritet që të kemi një dialog me intesitet të lartë për shkak të zgjedhjeve. Vendimi i fundit tashmë i ka riaktivizuar ndërmjetësit ndërkombëtar dhe SHBA dhe pres që palët të ulen në tryezë, të ulen gjakrat, të vendosit rendi në pjesën veriore”, tha ai, teksa komentoi tensionet e fundit në kufi.

Ndërsa, gazetari Nexhat Behluli  theksoi se fillimi i reciprocitetit për targat është një lajm i mirë për shqiptarët në Luginën e Preshevës, pasi pas saj mund të zbatohen edhe masa të tjera, si njohja e diplomave.

Ai shtoi se i vetmi problem për shqiptarët atje janë tensionet e krijuara ditët e fundit në kufi.

Zbatimin e marrëveshjes për targat me Serbinë në këtë periudhë, gazetari e shikon si veprim populist të Albin Kurtit pak javë para zgjedhjeve.

Exit mobile version