UBT News

Raci e quan fitore të përbashkët betejën kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos

Pas më shumë se tri vjetësh, qytetarët e Klinës kane fituar në betejën e tyre për drejtësi,kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc.

Udhëheqësi i banorëve kundërshtues në ndërtimin e fabrikës se çimentos, Veton Raci, e ka quajtur fitore të përbashkët me qytetarët e Klinës, teksa përmendi edhe protestat që kanë mbajtur. Ai tha se përkrahje kanë marrë edhe nga komunat përreth Klinës.

“Ne kemi takuar edhe kryetarët e komunave përreth. Kemi marrë përkrahje nga kryetarët e Komunës së Pejës, Malishevës dhe Istogut, si komuna afër Klinës që shqetësoheshin se mund të ndoteshin komunat e tyre me rastin e ndërtimit të kësaj fabrike. Pas këtij aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë ne nuk do të ndalemi me kaq, ne do të drejtohemi me dy kërkesa fillimisht; njëra për nivelin qendror kurse tjetra për nivelin lokal”, tha ndër të tjerash Raci.

Exit mobile version