UBT News

Ra nga objekti derisa po punonte, u lëndua një punëtor në Han të Elezit

Një person në Han të Elezit është rrëzuar nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër dhe ka pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se ai ishte dërguar fillimisht në Ferizaj për trajtim mjekësor, e pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë, dhe sipas mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version