UBT News

Qyteti Mykolaiv në Ukrainë goditet nga shpërthime të fuqishme

Qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv u trondit nga shpërthime të fuqishme mëngjesin e së enjtes, konfirmoi kryetari i qytetit, Oleksandr Sienkevych përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Telegram.

“Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Mykolaiv! U kërkoj të gjithëve që të qëndrojnë në strehimoret e tyre”, shkroi Sienkevych.

Ai shtoi tutje se ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës janë në vendngjarje, por nuk dha detaje se sa zona janë prekur.

Fshatrat përgjatë kufirit midis Mykolaiv dhe rajonit Kherson janë bërë linjat e para të luftimeve kohët e fundit pasi forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës jugore./UBTNews/

Exit mobile version