12 persona janë lënduar dhe shtëpitë janë shkatërruar pasi qyteti jugor ukrainas i Mykolaivit u godit nga forcat ruse të hënën mbrëma, njoftuan zyrtarët ukrainas.
“Armiku granatoi qytetin masivisht mbrëmë. Rusët i drejtojnë raketat e tyre në zonat e banuara, qendrat tregtare, qendrat rekreative dhe ndërtesat e banimit”, deklaroi Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit në Telegram.
Oleksandr Sienkevych, kryebashkiaku i Mykolaiv, tha se dy spitale u dëmtuan nga bombardimet, por nuk pati të lënduar. Administrata ushtarake rajonale tha se forcat ruse vazhduan zjarrin e tyre kundër komuniteteve përreth Mykolaiv, por nuk ka viktima nga zjarri./UBTNews/