Siguria gjithmonë ka qenë parakusht për vizitorët para se të vendosin për ndonjë destinacion të caktuar. Por bota u përball me shumë gjera vitet e fundit për shkak të pandemisë globale, dhe nocioni i saktë i “sigurisë” ka ndryshuar ndjeshëm.
Përderisa qytetet aziatike sikurse Tokio, Singapori dhe Osaka kanë kryesuar listat, këtë vit një qytet evropian mban numrin një. Kopenhaga është emëruar vendi më i sigurt në botë për herë të parë me 82.4 nga 100 pikë.
Kryeqyteti i Danimarkës u ngrit në vendin numër një krahasuar me vitin 2019 kur ndodhej në vendin e tetë, kryesisht falë sigurisë së mjedisit.
“Faktori kryesor që e bën Kopenhagën qytet kaq të sigurt është shkalla e ulët e krimit, aktualisht në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë”, deklaroi Lars Weiss, majori i Kopenhagës./BTNews