Nice, qyteti i Francës ishte në zi mëngjesin e së premtes, meqë tre persona u therën me thikë për vdekje në një sulm xhihadist pranë kishës. Një memorial i improvizuar u ngrit jashtë bazilikës Notre-Dame, ku njerëzit kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj për viktimat.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten se ky ishte një ‘sulm terrorist islamik’. Ai do ta mbajë një takim urgjent me ministra të premten.
Dy gra dhe një burrë u therën për vdekje në këtë sulm që ndodhi dje në Nice të Francës./UBTNews