Qyteti Ashgabat në Turkmenistan është qyteti më i shtrenjtë në botë për turistët e huaj, sipas anketës së Mercer.
Ky raport vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston krahasuese të shpenzimeve, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin dhe argëtimin.
Kryeqyteti i Turkmenistanit, që vitin e kaluar u rendit i dyti në listë, gjithmonë renditet në topdhjetëshen e qyteteve më të shtrenjta, siç janë Hong Kong (vitin e kaluar u rendit i pari e tani në vendin e dytë), Tokio (në vendin e katërt për këtë vit), Cyrih (në vendin e pestë për vitin 2021 dhe Singapor (në vendin e shtatë për vitin 2021).
Kriza financiare e vazhdueshme e Turkmenistanit, e cila ka çuar në mungesa të ushqimit dhe hiperinflacionit, përmendet nga Mercer si arsyeja pse kostoja e jetesës së Ashgabat është rritur gjatë dy viteve të fundit.
Sipas Mercer, ndryshimi më i madh nga viti i kaluar është ngritja e Bejrutit nga vendi i 45-të që ishte në vitin 2020, në vendin e tretë në vitin 2021. Mercer thekson se mbase këtu ka ndikuar pandemia dhe shpërthimi në Portin e Bejrutit në gusht të vitit të kaluar.
Dhjetë qytetet më të shtrenjta
1. Ashgabat – Turkmenistan
2. Hong Kong – Kinë
3. Bejrut – Lebanon
4. Tokyo – Japoni
5. Cyrih – Zvicër
6. Shanghai – Kinë
7. Singapor
8. Gjenevë – Zvicër
9. Beijing – Kinë
10. Bern – Zvicër./UBTNews