Evropa dhe Azia dominojnë në listën e qyteteve më të mira në botë për transport publik.
Time Out, botuesi i udhërrëfyesve globalë të qytetit, anketoi 20 mijë njerëz në 50 qytete për të zbuluar se si ndihen ata për sistemet e tyre lokale të transportit masiv.
Dhjetë qytetet e para, nga 19 të listuara gjithsej, janë kryesisht në Azi dhe Evropë, dhe Berlini pozicionohet në vendin e parë.
Transporti publik është një term i gjerë që përfshin metro, trena, autobusë, tramvaje dhe madje edhe traget. Për të hyrë në listën e Time Out, të paktën 80% e banorëve të anketuar duhej të pajtoheshin se lëvizja është e lehtë nëpër qytet përmes transportit masiv.
Sipas të dhënave të Time Out, 97% e banorëve në Berlin thanë gjëra pozitive rreth infrastrukturës së transportit publik të qytetit, dhe vlerësuan se rrjeti ishte i besueshëm, komod dhe i sigurt./UBTNews/