Shumë zona rurale po përballen me plakjen e popullsisë, pasi të rinjtë lëvizin në qytete ose zgjedhin të mos kenë fëmijë. Për ta luftuar këtë, disa qeveri vendore po nxisin të huajt, duke iu dhënë grante për zhvendosje dhe bonuse në para.
Nga Spanja në Itali, këtu janë të gjitha vendet në Evropë, që do t’ju paguajnë për t’u zhvendosur atje:
Albinen, Zvicër
Albinen në Alpet zvicerane është shtëpia e më pak se 250 banorëve. Për të shtuar popullsinë e saj, komuna e vogël po ofron t’u paguajë familjeve mbi 50,000 euro për të lëvizur atje.
Të rriturit nën 45 vjeç do të marrin 25,000 franga zvicerane (25,300 €) për t’u zhvendosur atje, plus 10,000 franga zvicerane (10,120 €) për fëmijë. Skema është e hapur vetëm për shtetasit zviceranë ose të huajt e kualifikuar, që kanë jetuar në Zvicër për një kohë të mjaftueshme për të marrë leje qëndrimi C.
Aplikantëve u kërkohet gjithashtu të jetojnë në një shtëpi me vlerë të paktën 200,000 franga zvicerane (202,310 €) dhe duhet të jetojnë në Albinen për 10 vjet.
Ponga, Spanjë
Ponga, një qytet dhe komunë me 600 banorë në veriperëndim të Spanjës, do t’ju paguajë britanikëve 2,600 £ (2,971 €) për t’u zhvendosur atje. 2600 £ të tjera do të jepen për çdo fëmijë të lindur atje.
Për të përfituar nga oferta, britanikët duhet të jetojnë në Ponga për të paktën pesë vjet.
Rubia, Spanjë
Fshati spanjoll Rubia në Galici, do të paguajë të huajt deri në 150 euro në muaj për të jetuar atje. Skema synon familjet, me shpresën për të rritur numrin e nxënësve në shkollat lokale.
Kalabri, Itali
Në Kalabri, rajoni jugperëndimor i Italisë, zhvendosja në një fshat me 2,000 banorë ose më pak, do t’ju sjellë deri në 28,000 € të ardhura. Nisma shpreson të luftojë shpopullimin.
Aplikantët e interesuar, duhet të jenë 40 vjeç e poshtë dhe të lëvizin në rajon brenda 90 ditëve nga pranimi i aplikimit të tyre. Ata gjithashtu duhet të hapin një biznes ose të gjejnë punë.
Presicce-Acquarica, Itali
Presicce-Acquarica në rajonin jugor italian të Pulias, do të paguajë banorët e rinj deri në 30,000 euro për t’u zhvendosur atje. Për t’u kualifikuar për të aplikuar, individët ose familjet duhet të zhvendosin zyrtarisht rezidencën e tyre në qytetin jugor italian.
Paratë duhet të përdoren për blerjen dhe rinovimin e një prone të pabanuar në zonë – prej të cilave ka shumë. 1000 euro shtesë do të jepen për çdo fëmijë të lindur atje.
Sardenjë, Itali
Ishulli italian i Sardenjës po u ofron njerëzve 15,000 euro për t’u zhvendosur atje.
Për të luftuar këtë eksod, qeveria ka ndarë 45 milionë euro për grantin e zhvendosjes, të mjaftueshme për të mbuluar 3000 grante. Për t’u kualifikuar për grantin, do t’ju duhet të zhvendoseni në një komunë me popullsi më pak se 3,000 njerëz.
Paratë duhet të përdoren gjithashtu për të blerë ose për të blerë rinovuar një shtëpi. Granti nuk mund të kalojë gjysmën e kostos totale të shtëpisë ose rinovimit – që do të thotë, në disa raste, shuma prej 15,000 € do të reduktohet.
Marrësit duhet të jetojnë atje me kohë të plotë dhe duhet të regjistrohen për qëndrim të përhershëm në Sardenjë, brenda 18 muajve nga mbërritja./Euronews