UBT News

Qytetarët të shqetësuar për ndërprerje të rrymës, thonë se pritet dimër i vështirë

Qytetarët e Kosovës edhe më shumë se dy dekada pas luftës po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Madje edhe me shtrenjtim të faturave, gjendje kjo që e po i shqetëson kosovarët që thotë se dimri do të jetë edhe më i vështirë.

Behgjet Neziri thotë se nëse kërkohet që mos të përdoret rryma për ngrohje duhet që Qeveria të bëjë zgjidhje të tjera, ngase janë shtrenjtuar edhe peleti e drutë.

“Këta e kena prit moti. Nëse nuk e përdorim rrymën Kurti të na bëjë furnizimin e druve, thëngjillit. Edhe thëngjillin një kohë na e patën ndërpre. Na me diçka duhet mu nxeh se edhe 1 metër dru e kanë bo 80 euro. 120 euro ndihmë sociale po marrim, dimër i shtir na pret”, tha Neziri.

E Ibish Asllani tha se në bazë të gjendjes aktuale të furnizimit më rrymë qytetarët do të përballen me dimër të vështirë.

“Dihet qysh ka shkuara 2022 deri tani. Është lajmëruar që ka me pas shtrenjtim të çmimeve, mungesë të rrymës. Në bazë të gjendjes deri tani sigurisht që na pret një dimër i shtirë”, tha Asllani.

Ramadan Mustafa thekson se problemet më rrymën duhet ët zgjidhen në këtë kohë në mënyrë që në dimër të mos ketë reduktime, ngase nuk kanë alternativë tjetër për ngrohje.

“Pse se rregullojnë verës me përgatit për dimër po e lojn për dimër. E ku mi marr drutë”, tha Mustafa.

Ndërsa, Selatin Qeriqi shtoi se kursimi është i mirë në çdo rast, duke falënderuar Shqipërinë që ka siguruar rrymë në këtë kohë për Kosovën.

“S’u bo kiamenti që u nal dy ore. Tash u rregullua Shqipëria është e jona ne jemi të Shqipërisë. Jo more nuk na pret dimër i vështirë. Të mos e bëjmë kiamet. Kursimi është i mirë në çdo rast. Luftë atje na ta bëjmë edhe më luftë në kokë të njeriut pa pasur kurrfarë ndryshimi”, tha Qeriqi.

Exit mobile version