Qytetarët po kërkojnë që greva në arsim e institucione tjera të përfundojë, dhe kërkesat e SBAShK-ut të plotësohen. Disa prej tyre thonë se kërkesat janë të drejta si pasojë e iflacionit.
Ibush Restelica, tha se duhet të ketë dialog ndërmjet dy palëve dhe të gjendet një zgjidhje.
“Duhet të ndërprehet, fëmijët nuk bën të mbesin pa mësim, tjetër metodë duhet me u përdor. Me e thirr Këshillin e me bisedu e me arrit marrëveshje e jo po bëjmë grevë. Fëmijët po mbesin pa shkollë”, tha ai, teksa kërkoi të ketë dialog ndërmjet Sindikatave dhe Qeverisë.
Krahas dëmeve që po u bëhet fëmijëve, dikush tjetër thotë se po dëmtohen edhe bizneset.
“Shumë keq është, jo që po dëmtohen nxënësit por po dëmtohen edhe bizneset sepse unë e kam një biznes para një shkolle dhe po më humb gjysma e punës dhe më keq më s’ka ku të shkojë. Duhet të plotësohen kërkesat e SBAShK-ut sepse koha është ashtu dhe ka rritje të çmimeve. Shembull, unë punëtorët i kam pas më lirë, tash jam detyruar t’i rrisë pagat sepse çdo gjë është rritur”, tha ai.